Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të premte ka biseduar me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
Biseda u fokusua në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Biden ia ka përshkruar implikimet dhe pasojat presidentit Xi Jinping, që Kina mund t’i ketë nëse ata i japin mbështetje Rusisë, derisa kjo e fundit po kryen sulme brutale në Ukrainë.
Të dy liderët u pajtuan për rëndësinë e mbajtjes së kontakteve, teksa Biden tha se politika e ShBA-së ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar.