Joe Biden mbërriti në Varshavë të hënën vonë në mbrëmje, ku do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda, së bashku me liderë të tjerë të krahut lindor të NATO-s, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Biden bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev të hënën. Vizita u interpretua si një shenjë e mbështetjes së fortë amerikane për Ukrainën dhe një garanci shtesë se Kievi nuk do të lihet vetëm.
“Kur (Presidenti rus Vladimir) Putin filloi pushtimin e tij pothuajse një vit më parë, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na mbijetonte. Por ai gaboi. Kostoja që Ukraina duhet të paguajë është jashtëzakonisht e lartë. Viktimat ishin shumë të mëdha… Ne e dimë se do të ketë ditë, javë dhe vite të vështira përpara nesh”, tha Biden.
Në Varshavë, Biden do të mbajë një fjalim mbi mënyrën se si SHhBA ka ndihmuar në grumbullimin e botës për të mbështetur Ukrainën dhe do të theksojë mbështetjen e ShBA për krahun lindor të NATO-s.
Së bashku me shtetet baltike, Polonia është anëtarja e NATO-s që ka mbajtur qëndrimin më të ashpër ndaj Rusisë dhe konsiderohet më e kërcënuara nga zgjerimi rus. Vizita e Bidenit duhet të sigurojë mbështetje shtesë për këta anëtarë të NATO-s. /FolDrejt/