Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do t’i drejtohet Kongresit me kërkesën që t’i ndihmojë me 33 miliardë dollarë shtesë Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.
Kjo kërkesë e Biden vjen pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e nëntë, ku këto para do të përfshinin 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.
Ndihma prej 33 miliardëve është dy herë më e madhe se paketa fillestare prej 13.6 miliardë dollarësh për mbrojtje të Ukrainës që Kongresi amerikan e ka miratuar muajin e kaluar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Lëvizja e fundit sinjalizon një angazhim afatgjatë të SHBA-së për të penguar përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të zgjeruar kontrollin e vendit të tij ndaj fqinjit të tij, dhe ndoshta më gjerë.
“Kërkesa e presidentit për financim është ajo që ne besojmë se është e nevojshme për të mundësuar suksesin e Ukrainës gjatë pesë muajve të ardhshëm të kësaj lufte”, tha një zyrtar i administratës për Politico.
“Ne kemi pritje që partnerët dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma si kjonë të ardhmen”.