Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha sot se kushtet për anëtarësim në NATO nuk do të thjeshtohen për Ukrainën, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Kur u pyet nga një gazetar nëse do të lehtësonte kushtet për anëtarësimin e Ukrainës në NATP, ai me vendosmëri tha jo.
“Jo. Sepse ata duhet të përmbushin të njëjtat standarde. Kështu që unë nuk do ta bëj të lehtë,” u tha ai gazetarëve të shtunën përpara udhëtimit të tij në Filadelfia për tubimin e tij të parë të fushatës.
Ai theksoi se beson se kanë bërë gjithçka për të demonstruar aftësinë e koordinimit ushtarak, por lind pyetja nëse sistemi i tyre është i sigurt.
“A është i pakorruptuar? A i plotëson të gjitha standardet që përmbushin të gjithë, çdo komb tjetër në NATO? Unë mendoj se dëshiron. Mendoj se mundet. Por nuk është automatike,” tha ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai e kupton që vendi i tij nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s përderisa është ende në luftë. /FolDrejt/