Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti sonte në Irlandën e Veriut, ku u prit nga kryeministri britanik Rishi Sunak.
Presidenti amerikan erdhi për një vizitë të shkurtër gjatë së cilës do të marrë pjesë në 25 vjetorin e marrëveshjes së paqes që i dha fund 30 viteve të gjakderdhjes në Irlandën e Veriut, raporton Reuters.
Biden, i cili është shumë krenar për rrënjët e tij irlandeze, planifikon të kalojë vetëm gjysmë dite në Irlandën e Veriut, e cila është një nga katër entitetet përbërëse të Mbretërisë së Bashkuar dhe do të kalojë tre ditë të plota në Republikën e Irlandës ku do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe të afërm të tij të largët, transmeton Fol Drejt.