Hamasi ka nisur qindra raketa në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit më 13 maj, derisa Izraeli është zotuar se do të nisë sulme ajrore drejt Gazas, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ulje të tensioneve.
Presidenti amerikan Joe Biden ka përkrahur Izraelin, në thirrjen e parë telefonike me kryeministrin e këtij shteti Benjamin Netanyahu prej kur ka shpërthyer konflikti, duke dënuar sulmet me raketa dhe duke deklaruar “mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten”, ka thënë Shtëpia e Bardhë më 12 maj.
Uashingtoni ka thënë se do të nisë një të dërguar të posaçëm në Lindje të Mesme, me qëllim të uljes së tensioneve në mes të Izraelit dhe palestinezëve.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e Autoritetetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor.
“Pritjet e mia dhe shpresa janë që kjo do të mbyllet herët a vonë, mirëpo Izraeli ka thënë të drejtë të mbrojë veten”, ka thënë Biden pasi ka folur me Netanyahun.
Nuk është bërë e qartë pse Biden beson se dhuna mund të përfundojë shpejt.