Presidenti amerikan, Joseph Biden, me mbështetjen e ekipit të tij të ri të këshilltarëve ekonomikë, kritikoi planin e republikanëve, i cili parashikon reduktimin e shpenzimeve publike.
Administrata Biden nuk pajtohet me kërkesat e republikanëve për uljen e shpenzimeve publike, me argumentin se falë rritjes së alokimeve publike inkurajohet rimëkëmbja e ekonomisë amerikane, raporton Reuters.
Republikanët refuzojnë të rrisin kufirin e huamarrjes publike nga 31.4 trilion dollarë aktual, nëse Biden nuk pranon të shkurtojë shpenzimet publike, transmeton Fol Drejt.