Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, ka miratuar rishpërndarjen e disa qindra trupave amerikane në Somali, më shumë se një vit pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e tyre, thanë sot dy zyrtarë amerikanë.
Para tërheqjes së Trump, Shtetet e Bashkuara kishin rreth 700 ushtarë në Somali, të cilët ishin të fokusuar në ndihmën e forcave lokale për të shuar kryengritjen e al-Shabaab të lidhur me Al-Kaedën, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.