Presidenti amerikan Joseph Biden shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në zonën e Mississippi herët këtë mëngjes, duke vënë në dispozicion fondet federale për zonat e prekura nga tornado, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, fondet federale mund të përdoren për përpjekjet e rimëkëmbjes në qarqet Carroll, Humphreys, Monroe dhe Sharkey në Misisipi, duke përfshirë strehimin e përkohshëm, riparimet e shtëpive, kreditë për humbje të pronës së pasiguruar dhe programe të tjera individuale dhe biznesi, thuhet në deklaratë, përcjell Fol Drejt.
Meqë ra fjala, Misisipi është një nga rajonet më të varfra në SHBA, raporton AP./FolDrejt/