Presidenti i SHBA Joe Biden u përgjigj një pyetje në lidhje me “provat në dosjen e FBI” se ai dyshohet se ka marrë një ryshfet prej pesë milionë dollarësh nga një kompani energjetike ukrainase në këmbim të një vendimi politik ndërsa shërbente si zëvendëspresident i SHBA.
“Ku janë paratë?”, u përgjigj Biden me një kundërpyetje, dhe më pas vlerësoi se akuzat ishin “një mori marrëzish”, raporton New York Post dhe kujton se Biden kishte gënjyer më parë për përfshirjen e tij në një skemë ndërkombëtare të udhëhequr nga djali i tij Hunter dhe vëllai Jim në kohën kur ai ishte në postin e zëvendëspresidentit të SHBA.
Biden po përballet me prova në rritje nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve për miliona të dyshimta të huaja që derdhen në llogaritë bankare të familjes së tij, transmeton Fol Drejt.