Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Podgoricës.
Sipas tij presidenti amerikan Joe Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga rënia nën ndikimin rus dhe kinez.
Në një intervistë për The Pavloviq Today, ai tha se korrupsioni është një gjenerues i nacionalizmit.
“Mesazhi im për Biden është i thjeshtë. Presidenti Biden duhet të përdorë urdhra ekzekutivë për të sanksionuar njerëzit e përfshirë në korrupsionin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për presidentin Biden për të shpëtuar Ballkanin Perëndimor”, tha Abazoviq.
Siç shtoi ai, nëse rajoni shkon në drejtim të nacionalizmit dhe konfliktit, ai do të bëhet një objektiv i lehtë për ndikimin e huaj./KlanKosova/