Një ditë pasi njoftoi se do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial, presidenti amerikan Joe Biden tha sot se ai mund të mos jetë i vetmi kandidat që mund të mposhtte Donald Trumpin në vitin 2024, por theksoi se e njeh mirë Trumpin.
“Mund të mos jem i vetmi që mund ta mposht, por e njoh mirë dhe jam i njohur me rrezikun që ai paraqet për demokracinë tonë”, tha Biden dhe premtoi të mbrojë lirinë amerikane nga “ekstremistët” të lidhur me Trumpin lidhur me sulmin në Capitol Hill, 6 janar 2021, raporton Reuters.
Biden konfirmoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në 2024 edhe nëse Trump nuk kandidon dhe vlerësoi se ka ende shumë për të bërë për të përfunduar punën e tij dhe për të siguruar që SHBA të jetë “ekonomikisht dhe politikisht e sigurt për një kohë të gjatë”, transmeton Fol Drejt.