Presidenti amerikan Joe Biden premtoi sot se do të përpiqet për një botë pa armë bërthamore, gjatë një vizite në muzeun në Hiroshima kushtuar bombardimeve atomike amerikane të atij qyteti në vitin 1945, njoftoi qeveria japoneze.
“Lërini historitë e këtij muzeu të na kujtojnë se ne kemi një detyrim për të ndërtuar një të ardhme paqësore,” shkroi Biden në librin e vizitorëve të Muzeut Memorial të Paqes në Hiroshima, raportoi Kyodo.
Edhe pse foli për këtë, Biden nuk kërkoi falje për hedhjen e bombave atomike të SHBA-ve në Japoni, transmeton Fol Drejt.