Presidenti amerikan, Joe Biden, tha sot se negociatat me Kongresin për rritjen e tavanit të borxhit të qeverisë amerikane po përparojnë dhe se më shumë do të dihet për progresin e tyre në dy ditët e ardhshme.
“Unë mendoj se ata po bëjnë përparim, është e vështirë të thuhet. Ne nuk kemi arritur ende një pikë kritike,” u tha Biden gazetarëve, raportoi Reuters.
Sipas tij, më shumë do të dihet në dy ditët në vijim./FolDrejt/