SHBA, Australia dhe Britania e Madhe kanë zbuluar detajet e një plani që Canberra të blejë nëndetëse me energji bërthamore në fillim të viteve 2030, në përputhje me ambiciet e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.
Duke folur në një ceremoni në bazën detare amerikane në San Diego, i shoqëruar nga kryeministri australian Anthony Albanese dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, presidenti i SHBA-së Joseph Biden e quajti marrëveshjen brenda kornizës së Partneritetit Tripalësh (AUCUS) pjesë e një angazhimi të përbashkët për një rajon i lirë dhe i hapur Indo-Paqësor me dy nga “aleatët më të fortë dhe më të aftë” të Amerikës.
Biden theksoi se nëndetëset janë “me energji bërthamore, jo me armë bërthamore”. /FolDrejt/