Presidenti amerikan Joe Biden, tre vjet pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, nënshkroi të hënën një ligj që urdhëron qeverinë e tij të lëshojë sa më shumë informacione konfidenciale për origjinën e koronavirusit të ri, veçanërisht në lidhje me laboratorin në Wuhan, raporton KLIX, përcjell Fol Drejt.
Ligji u miratua së fundmi unanimisht si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat.
Ligji udhëzon Drejtorin Kombëtar të Inteligjencës që të zbulojë të dhëna lidhur me Institutin Kinez të Virologjisë në Wuhan.
Ai gjithashtu mandaton lëshimin e të dhënave për kërkimet e kryera para shpërthimit të pandemisë, por lejon qeverinë të fshehë informacione të caktuara nga publiku për arsye të sigurisë kombëtare ose për të mbrojtur metodat dhe burimet e mbledhjes së të dhënave.
“Jam dakord me qëllimin e Kongresit për të publikuar sa më shumë informacion të jetë e mundur në lidhje me origjinën e Covid-19”, deklaroi Biden të hënën, i cili beson se origjina e sëmundjes duhet të hetohet për të parandaluar më me sukses pandemitë e reja.
“Qeveria ime do të vazhdojë të verifikojë të gjitha informacionet e klasifikuara në lidhje me origjinën e Covid-19, duke përfshirë lidhjet e mundshme me Institutin e Virologjisë Wuhan,” tha ai, duke njoftuar deklasifikimin e informacionit të mbledhur deri më tani, me përjashtim të informacionit që konsiderohet i dëmshëm për Siguria Kombetare.
Agjencitë e inteligjencës amerikane janë të ndara nëse burimi i mundshëm i virusit vdekjeprurës ishte një rrjedhje laboratorike ose transmetim nga kafshët në një treg në Wuhan.
Ekspertët thonë se origjina e vërtetë e Covid-19, e cila ka vrarë më shumë se 1.1 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe miliona të tjerë në mbarë botën, mund të mos dihet për vite, nëse ndonjëherë arrihet të zbulohet. /FolDrejt/