Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për ndëshkimin e individëve të përfshirë në dhunën e fundit në Sudan, në të cilën qindra njerëz kanë vdekur.
Biden tha në një deklaratë se dekreti do t’i referohet “individëve përgjegjës për rrezikimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Sudanit; minimin e tranzicionit demokratik të Sudanit; përdorimin e dhunës kundër civilëve ose shkeljen serioze të të drejtave të njeriut”, raportoi AP.
Ai vuri në dukje se dhuna që po ndodh në Sudan është “një tragjedi dhe një tradhti ndaj kërkesës së qartë të popullit sudanez për një qeveri civile dhe një tranzicion drejt demokracisë”./FolDrejt/