Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë partnerëve të saj ukrainas dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë dhe pajisje mbrojtëse.
Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se paketa e re e armëve për Ukrainën do të përfshijë gjithashtu sisteme raketore të lëvizshme të artilerisë, armë precize që mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra larg.
“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë partnerëve të saj ukrainas dhe do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë dhe pajisje mbrojtëse,” tha Biden në një deklaratë duke njoftuar një paketë të re armësh për Ukrainën./FolDrejt/