Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden nuk do të marrë pjesë në një takim të liderëve botërorë në Dubai këtë javë, i cili do të fokusohet në ndryshimin e klimës, raporton Reuters, duke cituar një deklaratë të një zyrtari amerikan.
Biden do të anashkalojë takimin e “Konferencës së Palëve” (COP28) të organizuar nga Kombet e Bashkuara, teksa përpiqet të balancojë ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe po bëhen përgatitjet për fushatën presidenciale, e cila pritet të intensifikohet në janar.