Lidhur me luftën në Ukrainë, Biden tha se nuk beson se Putini do të përdorë armë bërthamore.
Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden tha se nuk sheh arsye të mirë për t’u takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në mes të muajit të ardhshëm në samitin e G20 në Indonezi, ndërsa dje ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska nuk do ta përjashtonte atë takim.
“Gjithçka varet nga ajo që Putini do të dëshironte të fliste. Nëse ai do të donte të fliste për basketbollisten amerikane të burgosur në Rusi, Brittney Greiner, atëherë ne mund të flisnim. Por, dëgjoni, veprimet e tij janë brutale. Unë besoj se ai ka kryer krime lufte, kështu që unë nuk shoh një arsye racionale për t’u takuar me të tani,” tha Biden për CNN, transmeton Fol Drejt.