Presidenti amerikan Joe Biden tha se “nuk do të kërkoj falje”, pasi javën e kaluar tha se Vladimir Putin nuk duhet të qëndroj në pushtet, duke shtuar se ai thjesht ka shprehur “zemërimin e tij moral”.
I pyetur nga gazetarët nëse pendohet që tha se Putin nuk do të duhej të mbetet në pushtet, Biden tha: “nuk po tërhiqem… këtë nuk e kam bërë atëherë, as tani nuk do ta bëjë. Thjesht kam shprehur zemërimin moral që e kam ndjerë, dhe nuk kërkoj falje për këtë”, tha Biden.
Kujtojmë që Biden gjatë vizitës në Poloni ku u takua me refugjatët ukrainas, tha para gazetarëve se Putin nuk duhet të mbetet në pushtet.Megjithatë, zyrtarët amerikanë menjëherë reaguan, duke thënë se Biden nuk ka bërë thirrje për ndërrim regjimi në Rusi.