Presidenti i SHBA-së Joseph Biden ka urdhëruar Agjencinë Kombëtare për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe partnerë të tjerë të qeverisë federale të vlerësojnë opsionet për ofrimin e ndihmës për zonat më të goditura nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri.
Kështu deklaroi këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, duke deklaruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet për një tërmet shkatërrues”, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.