I pyetur nëse planifikon të takohet me presidentin kinez së shpejti, Biden tha: “Mendoj se do të flas me Xi në dhjetë ditët e ardhshme”.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se do të mund të mbante takim me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas kthimit nga shteti federal Massachusetts, Biden foli për vizitën e planifikuar në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila ngjalli reagime nga Kina.
“Ushtria jonë mendon se kjo nuk është ide e mirë tani”, tha Biden.
I pyetur nëse planifikon të takohet me presidentin kinez së shpejti, Biden tha: “Mendoj se do të flas me Xi në dhjetë ditët e ardhshme”.
Nuk u përgjigj ndaj pyetjes nëse Kinës do t’i hiqen doganat.
Biden dhe Xi për herë të fundit kanë folur në muajin mars./FolDrejt/