Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se filozofia politike e ish-presidentit Donald Trump ishte gjysmë fashiste.
“Ajo çfarë po shohim është fillimi ose vdekja e filozofisë ekstremiste Maga.”, ka thënë ai.
Shefi i shtëpisë së Bardhë thekson më tej se problem nuk është vetëm Trump, por e gjithë filozofia që e mbështet këtë politikë gjysmë fashizmi.
“Unë e nënvlerësova, por ai i ka shkaktuar shumë dëm reputacionit të Amerikës në botë”, është shprehur Biden.
“Nuk ka të bëjë vetëm me vendimin e Roe për të drejtën e abortit, por edhe për martesat e homoseksualëve”, theksoi ai.
Biden gjithashtu ngre alarmin për të tjera të drejta në vend që janë në rrezik, pasi Gjykata e Lartë e SHBA anuloi vendimin historik për ndërprerjen e shtatzënisë.
“Ne do të shohim kudo një përpjekje në nivel kombëtar për të fshirë të drejtën e zgjedhjes për gratë”, paralajmëroi ai.
Biden më pas paralajmëroi se republikanët do të përpiqen gjithashtu të revokojnë Obamacare nëse fitojnë./abnews.al/