Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha në përvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë se presidenti rus Vladimir Putin mendoi një vit më parë se do të pushtonte shpejt Kievin, por më pas mësoi për guximin e Ukrainës dhe vullnetin e hekurt të kombeve përreth botës.
“Një vit më parë, presidenti Putin mendoi se do të pushtonte shpejt Kievin. Dhe më pas ai takoi guximin e ukrainasve dhe vullnetin e hekurt të kombeve në mbarë botën”, thuhet në një postim në profilin zyrtar në Twitter të presidentit amerikan, transmeton Fol Drejt.