Presidenti amerikan Joe Biden sot në Varshavë akuzoi Rusinë se ka kryer “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” në Ukrainë dhe vuri në dukje se Moska do të ndëshkohet për këtë.
Ai foli sot në Varshavë pas fjalimit të presidentit polak Andrzej Duda, dhe në prag të përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë, raportoi Guardian.
“Mbështetja për Ukrainën vazhdon, NATO është e bashkuar në këtë. Rusia nuk do të fitojë kurrë në Ukrainë”, tha Biden./FolDrejt/