Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se SHBA dhe NATO nuk ishin të përfshirë në rebelimin e shkurtër të grupit paraushtarak “Wagner” në Rusi.
Në reagimin e tij të parë ndaj rebelimit, ai tha se është “shumë herët” për të vlerësuar se çfarë ndikimi do të ketë në luftën në Ukrainë, raporton AP.
“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Nuk kishim të bënim me të. Kjo ishte pjesë e luftës brenda sistemit rus,” tha Biden, përcjell Fol Drejt.