Presidenti Joe Biden deklaroi sot se zyrtarët më të lartë të SHBA-së së shpejti do të marrin një vendim nëse do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në Kiev, në mënyrë që të shprehin mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Ne do të marrim një vendim për këtë së shpejti,” tha Biden për media.
Që kur forcat ruse u tërhoqën nga rajoni përreth Kievit, një numër liderësh perëndimorë kanë shkuar në kryeqytetin ukrainas për të demonstruar mbështetje.
Zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar diskutime paraprake për dërgimin e një anëtari të lartë të administratës në Ukrainë, sipas një burimi të njohur me bisedimet, transmeton CNN.
Ndërsa Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris nuk ka gjasa të vizitojnë vetë Kievin së shpejti, zyrtarët kanë diskutuar dërgimin e sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin ose sekretarit të Shtetit Antony Blinken.
Megjithatë, burimet thanë se një vendim është larg përfundimit dhe vizita përfundimisht nuk mund të materializohet.