Joe Biden u ka thënë amerikanëve se ai shpreson që kombi mund të festojë ditën e 4 korrikut edhe si “pavarësi” nga coronavirusi, por paralajmëroi se ai ka nevojë “të gjithë të bëjnë pjesën e tyre”.
Në fjalimin e tij të parë në televizion, i konsideruar një rit presidencial për çdo banor të Zyrës Ovale, Z. Biden tha se po urdhëronte që deri më 1 maj, çdo i rritur të bëhej i kualifikuar për një nga tri vaksinat e aprovuara.