Presidenti Joe Biden ka kthyer mbrapsht një seri urdhrash ekzekutivë të firmosur nga paraardhësi i tij Donald Trump, përfshirë atë që u bllokonte aplikuesve për kartën e gjelbër hyrjen në SHBA.
Trump e mori këtë vendim vitin e kaluar me argumentin se nevojitej për të mbrojtur punëtorët amerikanë, në një kohë kur papunësia ishte rritur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por Biden deklaroi se, kjo masë kishte penguar familjet të bashkoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe kishte dëmtuar bizneset amerikane.
Zhbërja e kësaj dhe politikave të tjera vjen në një kohë kur presidenti i ri po përpiqet të çojë përpara agjendën e tij, për të eliminuar trashëgiminë e Trump.