Presidenti amerikan thekson se tani nevojitet një sistem i fortë dhe i besueshëm energjetik dhe se ai nuk është vetëm një nevojë themelore njerëzore, por është kritike për sigurinë kombëtare dhe çështjen e mbrojtjes.
Presidenti amerikan Joseph Biden shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rrezikut të mungesës së kapaciteteve për prodhimin e energjisë elektrike dhe zgjati përjashtimin nga taksat për importin e paneleve diellore nga Azia, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Energjia elektrike është një pjesë bazë e jetës moderne që furnizon shtëpitë, kompanitë dhe industrinë. Është thelbësore për funksionimin e sektorëve kryesorë të ekonomisë, duke përfshirë spitalet, shkollat, transportin publik dhe mbrojtjen. Edhe ndërprerjet e izoluara të energjisë mund të kenë pasoja katastrofike shëndetësore dhe ekonomike”, tha ai./FolDrejt/