Kryesia e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë dha një deklaratë lidhur me takimin mes presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20.
Sipas kësaj, në takim janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale, përfshirë çështjet e tregtisë dhe ato të sigurisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Biden, presidentit Erdogan i shprehu ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në rrugën “Istiklal” në Istanbul.
Në takimin ku janë vlerësuar edhe zhvillimet rajonale, presidenti i SHBA-së Biden falënderoi presidentin Erdogan për përpjekjet e tij për zgjidhjen e problemit në korridorin e drithit mes Rusisë dhe Ukrainës që siguroi rifillimin e dërgesave.
Biden më tej theksoi se administrata e tij do të vazhdojë mbështetjen për procesin e F-16 midis Turqisë dhe SHBA-së, ndërsa tha se Turqia është një faktore e rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO./FolDrejt/