Presidenti i SHBA-së, Biden tha se është i impresionuar nga rezistenca e fortë e ushtrisë ukrainase dhe Shtetet e Bashkuara premtuan të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Kievin në mënyrë që ai të mund të “luftojë” në konfliktin ushtarak me Rusinë, shkruan BBC, transmeton FolDrejt.
“Ata janë më të ashpër dhe më krenarë nga sa mendoja,” tha Biden të mërkurën në një takim me këshilltarët e tij të lartë të mbrojtjes.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu se NATO-ja e “bashkuar, e fokusuar dhe energjike” befasoi liderin rus Vladimir Putin.