Biden urdhëroi që flamujt të valonin në gjysmë shtizë deri në mbrëmjen e 26 janarit “si shenjë respekti për viktimat e masakrës së pakuptimtë që ndodhi më 21 janar në Monterey Park, Kaliforni”, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. mbrëmë, përcjell Fol Drejt.
Një burrë vrau dhjetë persona të shtunën vonë gjatë një festimi të Vitit të Ri Hënor Kinez në një sallë vallëzimi në Monterey Park, një qytet afër Los Anxhelosit. Ai u largua nga vendi i sulmit dhe policia e gjeti mbrëmë në një furgon pas një ndjekjeje dhe konstatoi se kishte kryer vetëvrasje./FolDrejt/