Presidenti amerikan Joe Biden e quajti “jashtëzakonisht negativ” dislokimin e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.
“Jashtëzakonisht negativ, është reagimi im”, ishte përgjigja e Bidenit kur u pyet për lëvizjet e armëve bërthamore të Rusisë nga gazetarët përpara se të largohej nga Washingtoni për në Camp David, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, gjatë një udhëtimi në Moskë, tha se Rusia ka filluar të lëvizë armët taktike bërthamore në vendin e tij.
“Duhej të përgatisnim hapësirat e magazinimit dhe gjëra të tjera. Ne e kemi bërë këtë, kështu që lëvizja e armëve bërthamore tashmë ka filluar”, tha Lukashenko për Pervy TV të Rusisë.
Ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan të enjten një marrëveshje për vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, e cila përcakton kushtet për mbajtjen e tyre në një strukturë të veçantë magazinimi./FolDrejt/