Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi se vizitës evropiane të Bidenit këtë javë i është shtuar edhe Polonia si stacion tjetër.
Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë këtë javë pas samitit me krerët e NATO-s në Bruksel në të cilin do të diskutohet lufta Rusi-Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi se vizitës evropiane të Bidenit këtë javë i është shtuar edhe Polonia si stacion tjetër.
Biden do të udhëtojë në Bruksel të mërkurën dhe do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në samitin e G7-tës dhe më pas në samitin e Këshillit të Evropës të enjten.
Biden pritet të udhëtojë në Varshavë të premten dhe të takohet me presidentin polak Andrzej Duda të shtunën.
SHBA-ja dhe Polonia kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me dërgimin e avionëve luftarakë të prodhimit sovjetik në Ukrainë, ndërsa Washington-i më në fund njoftoi se plani u anulua./FolDrejt/