Presidenti i Shteteve të Bashkuara vizitoi memorialin e ngritur në shkollë dhe u takua me familjet e viktimave, të mbijetuarit dhe ata që ishin të parët që iu përgjigjën të shtënave.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden u drejtua sot në Juwalde, Teksas, për të ngushëlluar familjet e shkatërruara nga të shtënat më të mëdha në një shkollë amerikane në një dekadë, në një kohë kur po shtrohen pyetje nëse dështimi i policisë për t’iu përgjigjur shpejt kontribuoi në numrin e të vdekurve.
Banorët e Juvalde janë të zemëruar për shkak të vendimit të policisë për të lejuar sulmuesin të qëndrojë në klasë për gati një orë, ndërsa ata prisnin në korridor, dhe fëmijët e panikuar thirrën 911 për t’i ndihmuar, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.