Presidenti i SHBA-së Joe Biden vizitoi Kievin pak para përvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë dhe u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Biden mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, në një vizitë të panjoftuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave ukrainase, Biden u takua me presidentin ukrainas Zelenskyy në Kishën Shën Michael. Ndërsa Biden dhe Zelenskyy po largoheshin nga kisha së bashku, në qytet dëgjoheshin sirena.
Zelenskyy, në një postim për vizitën e Biden-it në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha: “Biden, mirë se erdhe në Kiev. Vizita juaj është një shenjë shumë e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”.
Sipas mediave lokale, Biden dhe Zelenskyy bënë homazhe në Sheshin Mihayilov në kujtim të atyre që vdiqën në luftë.
Të dy liderët më pas u takuan në Pallatin Mariyinskiy, i cili i përket Presidencës së Ukrainës. Zelenskyy e priti Biden-in së bashku me gruan e tij Olena Zelenska.
Lufta Rusi-Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.
Ndërkohë, thuhet se Biden do të vizitojë Poloninë më 20-22 shkurt./FolDrejt/