Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva.
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Biden në bisedën e tij me Presidentin Lula da Silva ka përcjellë mbështetjen e SHBA-së ndaj demokracisë së Brazilit dhe vullnetit të lirë të popullit brazilian, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Biden ka dënuar sulmet dhe dhunën kundër institucioneve demokratike në Brazil, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se dy liderët kanë premtuar të luftojnë së bashku kundër vështirësive me të cilët përballen duke përfshirë ndryshimin klimatik, zhvillimin ekonomik, paqen dhe sigurinë.
Po ashtu në deklaratë theksohet se Biden e ka ftuar në Washington në fillim të shkurtit Lula da Silva-n për të vlerësuar agjendën e përbashkët dhe se presidenti brazilian e ka pranuar këtë ftesë./FolDrejt/