“Kur presidenti të jetë gati ta shpallë atë, atëherë do ta shpallim, por tani vazhdojmë të planifikojmë udhëtimin në Izrael dhe Arabinë Saudite”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) edhe më tej planifikojnë që presidenti Joe Biden të vizitojë Izraelin dhe Arabinë Saudite, njoftoi Shtëpia e Bardhë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Kur presidenti të jetë gati ta shpallë atë, atëherë do ta shpallim, por tani vazhdojmë të planifikojmë udhëtimin në Izrael dhe Arabinë Saudite. Do të ishte një mundësi për presidentin që të punojë me liderë nga e gjithë Lindja e Mesme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Ajo theksoi se Biden gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, do të fokusohet kryesisht në detyrimin e mbretërisë për të prodhuar më shumë naftë në mes të çmimeve rekord.
“Arabia Saudite është, siç e dini, kryesuese e OPEC + dhe eksportuesi më i madh i saj. Sigurisht, po diskutojmë energjinë me qeverinë saudite si dhe me prodhuesit e naftës në mbarë botën dhe mirëpresim udhëheqjen e saj në arritjen e konsensusit midis anëtarëve të grupit javën e kaluar”, shtoi ajo./FolDrejt/