Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe dëshiron ta ringjallë ish-Bashkimin Sovjetik, shkruan CNN.
“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Në fakt ai dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë. Dhe mendoj se ambiciet e tij janë krejtësisht në kundërshtim me vendin ku ka ardhur pjesa tjetër e botës”, deklaroi Biden.
Kreu i ShBA-së mbeti i palëkundur se sanksionet do të kenë efekt në agresionin rus, pasi nisi sulmi në Ukrainë.
“Kjo do ta dobësojë vendin e tij. Ai do të duhet të bëjë një zgjedhje shumë, shumë të vështirë nëse do të vazhdojë të lëvizë drejt të qenit një fuqi e dorës së dytë apo, në fakt, të përgjigjet. Nëse ne nuk lëvizim kundër tij tani me këto sanksione të rëndësishme, ai do të inkurajohet”, shtoi Biden.