Liverpooli është lidhur me mesfushorë të shumtë dhe thuhet se është në kërkim për të nënshkruar edhe me futbollistin e Italisë dhe Interit, Nicolo Barella.
Sipas CalcioMercatoWeb, Interi tani është duke u përgatitur për largimin e Nicolo Barellas nga klubi i tyre.
Barella vazhdon të jetë ndër mesfushorët qendrorë më të mirë në Serie A, por Interi është skeptik ndaj qëndrimit të tij dhe mund ta shohë shitjen e tij si një mjet për të mbledhur fonde.
Ekipet e Premierligës duke përfshirë Liverpoolin po monitorojnë nga afër situatën me Interin që tani ka vendosur një çmim minimal për mesfushorin prej 50 milionë eurosh (44 milionë funte), transmeton Fol Drejt.