Transfermarkt ka publikuar çmimet e reja të lojtarëve që garojnë në kampionatin e Arabisë Saudite. Dy lojtarët më të shtrenjtë në kampionat janë Talisca dhe Cristiano Ronaldo, me nga 15 milionë euro secili, por kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt kur në ligë të luajë edhe Karim Benzema.
Talisca shënoi 20 gola në 23 ndeshje për Al-Nassr dhe rriti vlerën e tij, ndërsa vlera e shokut të tij të skuadrës, Cristiano Rolando, ra me pesë milionë euro, pra në 15 milionë. Nëse shikoni vetëm lojtarët mbi 34 vjeç, Ronaldo është në vendin e pestë. I pari është Lionel Messi (45 milionë euro).
Ronaldo shënoi 14 gola dhe asistoi dy herë në 16 ndeshje të ligës këtë sezon. Rënia e vlerës shpjegohet me moshën e tij (38-vjeç) dhe performancat. Benzema vlerësohet në 35 milionë euro, transmeton Fol Drejt.