Ekrani, që transmetonte pamje, e ka nxënë një valltar para se të rrëzohej tërësisht mbi të tjerët, treguan pamjet që qarkullonin në internet.
Koncerti muzikor u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit i kërkoi turmës të dilnin me qetësi nga arena.
Policia e Hong Kongut konfirmoi për mediat lokale se dy valltarë janë të shtrirë në spital.
Një spital lokal tha se njëri prej valltarëve pësoi lëndime në qafë dhe ishte në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv, tjetri ishte stabil, raportoi South China Morning Post. Emrat e të plagosurve nuk janë bërë të ditur.
Po ashtu, edhe disa valltare janë trajtuar për tronditjen që kanë pësuar. Grupi i djemve kishte performuar në Coliseum të Hong Kongut, të enjten mbrëma, si pjesë e një serie shfaqjesh./BBC/