Prodhimi dhe rrjedhimisht eksportet e telefonave celularë në Kinë kanë shënuar rënie në shtatë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, numri i celularëve të prodhuar në periudhën janar-korrik është ulur me 3,6 për qind dhe eksportet janë me 11,5 për qind në bazë vjetore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në shtatë muajt e parë janë prodhuar gjithsej 863 milionë telefona celularë, 665 milionë prej të cilëve smartfonë, nga të cilët 470 milionë janë eksportuar jashtë vendit.
Numri i smartfonëve të prodhuar është ulur me 2,9 për qind krahasuar me vitin e kaluar./FolDrejt/