Vitin e kaluar Gjermania ka shënuar rënie të lindjeve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Entit Federal i Statistikave njofton se vitin e kaluar në vend ka patur rreth 7 për qind më pak lindje krahasuar me një vit më parë.
“Në vitin 2022 kanë lindur 738.819 foshnja. Ky numër ka qenë 56.673 më pak se në vitin 2021. Lindshmëria ka rënë ndjeshëm, veçanërisht në Hamburg dhe Berlin”, thuhet në deklaratën e Entit Federal të Statistikave.
Shkalla e fertilitetit për grua u regjistrua si 1.46 në 2022 ndërsa në vitin 2021 ajo ishte 1.58.
Sipas statiscientëve, norma e lindshmërisë për grua duhet të jetë 2.1 në mënyrë që popullsia e një vendi të mos ulet pa emigracionin në vendet e zhvilluara.
Në Gjermani, 795.492 foshnja kanë lindur në vitin 2021, numri më i lartë që nga viti 1997.