Disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës, ku njëri prej tyre, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
I lënduari është 55-vjeçari me iniciale A. A., por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin të dëmtuarit, në spital.
/Top Channel/