Një 26-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë, përcjell Fol Drejt.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai bëri të ditur se nga hetimet e para mësohet se 26-vjeçari ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit.
Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.
Tutje, në konfirmim bëhet e ditur se policia rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në njoftim.