Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Podujevë.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:52, transmeton Fol Drejt.
Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar, ka rënë nga një lartësi, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/