Një person ka humbur jetën pas rrëzimit nga një mur me lartësi prej 4 metrash.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, viktima është rrëzuar derisa po e pastronte oborrin e shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./FolDrejt/